Aktorja dhuron të qeshura në skenën e Fest 61, “thumbon” Arbana Osmanin: Jemi në konkurrencë, edhe Eduardin ma ke marrë

0
350
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të qeshura që vetëm aktorja Olta Daku mund të dhurojë kanë përfshirë të pranishmit në skenën e madhe të Fest 61 në Pallatin e Kongreseve, por edhe shikuesit nga televizori.

Aktorja u prezantua nga moderatorja Arbana Osmani si bashkëprezantuese e Festivalit, por sapo u fut në skenë, Olta Daku e “shfrytëzoi” edhe fjalën e parë për të ngacmuar me batuta Arbanën.

Dialogu:

Olta Daku: Faleminderit që më ftove në fund, tani që po mbaron, hajt më, the me ça ta mbush. Po ja konkurrenca jonë prej vitesh që nga “Gjeniu i vogël” që ma more, ke filluar të marrësh edhe emisionet sportive. Vëri gishtin kokës se nuk je vetëm ti. Vijmë te kulmi pastaj te “Big Brother”, le ta themi ka qenë i imi

Arbana Osmani: Nuk e paskam ditur

Olta Daku: As unë, por ma more. Edhe Eduardin ma more. Eduardi im ka qenë i imi. Unë nuk e kam njohur ndonjëherë, por po ta kisha njohur jam e bindur që do kishte qenë i imi. Megjithatë nuk ka problem. Hap tv, Arbana me barrë. Ok, iku i pari, i dyti, i treti i katërti

Arbana Osmani: Tre kam

Olta Daku: Me bast që do e kesh dhe një të katërt. Megjithatë Arbana je bërë shumë e bukur

Arbana Osmani: Edhe ti

Olta Daku: Epo ndryshe nga ti unë jam bio

Arbana Osmani: Po edhe unë për bio mbahem

Olta Daku: Jo jo, unë jam bio, do ta provosh?

Zjarr Tv Ad