Begaj pret përfaqësuesit e KKD: Garantimi i votës së diasporës është mënyrë për të siguruar pjesëmarrjen e tyre active

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Bajram Begaj ka mirëpritur sot përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës.

Begaj me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se kanë diskutuar për votën e diasporës dhe shtimin e pranisë së tyre në shoqëri, por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendi.

“Vlerësoj shumë kontributin e diasporës shqiptare kudo ndodhet në botë në zhvillimin e Shqipërisë dhe nxis atë të angazhohet vazhdimisht, në mënyrë domethënëse dhe sa më aktive në hartimin e politikave publike, duke sjellë praktikat më të mira si dhe një perspektivë ndryshe, por shumë të rëndësishme në zhvillimin e kombit. Mbështetja e mësimit të gjuhës shqipe, njohja dhe përhapja e kulturës kombëtare si dhe mbështetja e aktiviteteve që mbrojnë identitetin kombëtar janë elementë shumë të rëndësishëm dhe si të tillë meritojnë të gjithë mbështetjen dhe vëmendjen tonë, sidomos të institucioneve” shkruan Begaj në postimin e tij.

Postimi i plotë i Bajram Begajt:

Diaspora, ndërsa është pjesë aktive e shoqërive në vendet pritëse, është gjithashtu pjesë e pandarë e kombit tonë, zhvillohet bashkë me ne dhe nxit përparim në shumë fusha të jetës.

Fuqizimi i saj, mbështetja dhe nxitja e pjesëmarrjes aktive të saj në politikat e zhvillimit, sjell jo vetëm përfitim të jashtëzakonshëm për shoqërinë, por edhe ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve organike mes nesh.

Garantimi i votës së diasporës është e vetmja mënyrë për të siguruar pjesëmarrjen e saj aktive në jetën e kombit si dhe për të përfituar perspektivën, përvojën dhe këndvështrimin e saj në hapat e ardhshëm që synojnë përparimin e vendit.

Mirëprita sot përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe diskutova me ta për votën e diasporës dhe shtimin e pranisë së tyre në shoqëri, por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendi.

Vlerësoj shumë kontributin e diasporës shqiptare kudo ndodhet në botë në zhvillimin e Shqipërisë dhe nxis atë të angazhohet vazhdimisht, në mënyrë domethënëse dhe sa më aktive në hartimin e politikave publike, duke sjellë praktikat më të mira si dhe një perspektivë ndryshe, por shumë të rëndësishme në zhvillimin e kombit.

Mbështetja e mësimit të gjuhës shqipe, njohja dhe përhapja e kulturës kombëtare si dhe mbështetja e aktiviteteve që mbrojnë identitetin kombëtar janë elementë shumë të rëndësishëm dhe si të tillë meritojnë të gjithë mbështetjen dhe vëmendjen tonë, sidomos të institucioneve.

Përpjekja për të mbajtur gjallë gjuhën amtare, kulturën, traditat dhe vlerat më të mira i shërben ruajtjes së identitetit tonë kombëtar dhe duhet të nxitet e të mbështetet maksimalisht.

Zjarr Tv Ad