Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka reaguar për debatin në Komisionin e Ekonomisë, ku u diskutua për projekt-ligjin e ri “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Lame shkruan se Komisioni ka zgjatur me debate për 5 orë, teksa falenderon deputetët e PS dhe PD për diskutimet.
Ai siguron qytetarët se nga kjo punë do dalin rezultate të mira që do jetojnë edhe shumë e shumë vjet pas nesh.
“DEKORATAT. Sot sërisht plot 5 orë diskutime për projekt-ligjin e ri “PER DEKORATAT NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE”. Në Komisionin e Sigurisë, në Komisionin e Ekonomisë dhe në Komisionin e Ligjeve.
Falenderoj sinqerisht të gjithë deputetët, majtas e djathtas, që u përfshinë në pyetje dhe diskutime, me dëshirën e mirë për të kontribuar pa asnjë interes partish në këtë punë.
Falenderoj Nasipin, Edin dhe Klodin që, me durim u hoqën udhën komisioneve përkatëse që kur ka zënë kjo punë e deri më sot.
Mbi të gjitha falenderoj Elisën, që ja dilte edhe atje ku unë dështoja. Pas gjysëm ore debate, mua mes emocioneve më dukeshin si hasëm të gjithë anëtarët e komisioneve, ndërsa ajo ja dilte që me qetësi të na ulte sërisht në hullinë e diskutimit normal.
Ju garantoj të gjithëve që, nga kjo punë në fund do dalë një rezultat që, si ç’do gjë e mirëbërë, do jetojë edhe shumë e shumë vjet pasi nesh” shkruan Lame në postimin e tij.