Sali Berisha bën premtimin e madh: Deputetët e PDsë madaturën tjetër do të jenë….

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD Sali Berisha, ka bërë të ditur pasditen e kësaj të marte se forca politike që ai drejton do të zhvillojë primare edhe për zgjedhjet parlamentare. Sipas tij, deputetët dhe qeveritarët qendrorë, do të zgjidhen me primare.

“Ne kaluam primaret për drejtuesit tanë të degëve. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Në tërësi, me përjashtime shumë të rralla, nuk krijuan çarje. Nuk krijuan hatërmbetje të pariparueshme. Po në këtë frymë kaluam dhe primaret për qeveritarët vendorë. Po në këtë frymë do kalojnë dhe kandidaturat për deputetë dhe qeveritarët qendrorë”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD:

Çdo problem i krijuar gjatë tyre, do shqyrtohet, do analizohet, do pasqyrohet në praktikën tonë të ardhshme. Por një gjë të keni të sigurt, ato janë praktika më demokratike që një forcë politike mund të përdor. Kandidatët tanë, me kandidatët e tij (Ramës) ndryshojnë si nata me ditën. Ja ku janë, kanë ardhur nga një proces dinjitoz. Kurse të tjerët dalin nga grupet kriminale dhe klane mafioze pushteti.

Ne kaluam primaret për drejtuesit tanë të degëve. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Në tërësi, me përjashtime shumë të rralla, nuk krijuan çarje. Nuk krijuan hatërmbetje të pariparueshme. Po në këtë frymë kaluam dhe primaret për qeveritarët vendorë. Po në këtë frymë do kalojnë dhe kandidaturat për deputetë dhe qeveritarët qendrorë.

Këto arritje janë një premisë e shkëlqyer për fushatën tonë elektorale. Ne hyjmë në këtë fushatë, në kushtet kur regjimi degradon gjithnjë e më shumë. Në kushtet kur regjimi rëndon gjithnjë e më shumë mbi shpatullat e shqiptarëve. Edi Rama dëshmon se është i aftë të bëjë gjithçka, për të shkretuar Shqipërinë.

Zjarr Tv Ad