Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person humbi jetën në një aksident të shënuar mbrëmjen e së martës në aksin Fushë Krujë-Vorë.

Policia tha se ngjarja ndodhi në afërsi të Urës Gjolës, Fushë Krujë, ku një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad