Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vlerësuar rolin e grave në shoqëri. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PL thekson se mbizotërimi i lirisë dhe i të drejtave qytetare është i lidhur ngushtë me fuqizimin e rolit të gruas.
Sipas Metës, ndryshimi që po vjen do sjellë mundësi të shkëlqyera që zëri i grave, nënave dhe vajzave të dëgjohet me përulësi.
“Mbizotërimi i lirisë dhe i të drejtave qytetare është i lidhur ngushtë me fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë tonë, në komunitet dhe në familje. Ndryshimi që po vjen do sjellë mundësi të shkëlqyera që zëri i grave, nënave dhe vajzave të dëgjohet me përulësi. Kënaqësi që bashkë me znj.Ada Demiraj të shkëmbenim ide dhe mendime me gra dhe vajza të kryeqytetit”, shkruan Ilir Meta.