DETAJE nga vrasja e dy shqiptarëve në Athinë, 41 vjeçari pjesë e një rrjeti gjobëvënësish, “trokiste” te bizneset për të mbledhur para

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediet greke raportojnë detaje të reja nga vrasja e dy shqiptarëve mbrëmjen e së shtunës në Athinë.

Kreshnik Çerçizaj, 41-vjeçari, i cili ishte objektivi i ekzekutimit, rezulton i skeduar për trafik klandestinësh dhe droge. Por bëhet me dije gjithashtu se ai së fundi i ishte bashkuar një rrjeti “gjobëvënësish” shumë të fuqishëm në kryeqytetin grek.

Policia që po heton rastin ka marrë informacione nga një sërë biznesmenësh në zonë, se viktima frekuentonte çdo ditë pothuajse të gjitha dyqanet e zonës për mbledhje te ardhurash.

Por ajo që e bën këtë informacion një element të dosjes së çështjes, është se tashmë ka njerëz që kanë dashur t’ia raportojnë këtë para autoriteteve. Kështu mundësia që të ketë qenë një ekzekutim nga një rrjet rival gjobëvënësish që pretendojnë zonën, merr peshë më të madhe, pa përjashtuar plotësisht mundësinë e larjes së hesapeve për drogë, edhe për shkak të së kaluarës kriminale të viktimës.

Zjarr Tv Ad