DEBAT i fortë në Kuvend / Shehaj-Ramës: “U kapët offshore në Delaware.” Kryeministri: Thirrni urgjencën këtu! Shko bëj ndonjë skaner

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Agron Shehaj kanë shkëmbyer replika në sallën e Kuvendit, pas akuzave të këtij të fundit se Rama qëndon pas kompanive offshore në Holandë dhe Delaware.

Rama i ka marrë seriozisht akuzat, duke thënë se janë shumë të rënda dhe nënkuptojnë që kryeministri del kriminel. Rama kërkoi që deputetët e opozitës të mos akuzojnë pa prova, ndërsa nuk kurseu batutat, duke thënë se në parlament ka nevojë për urgjencë, që deputeti i PD të kryejë skaner për të parë nëse është idiot apo bën vetë.

DEBATI NË PARLAMENT:

Agron Shehaj: Dolët dhe bëtë rolin e viktimës këtu. Si mund t’ju sjell prova nga një kompani offshore, kur kompania offshore është bërë për të fshehur ata që janë pas saj. Nuk jam unë. Jeni ju që u kapët në kompani offshore në Delaware. Është qeveria juaj dhe ministri juaj që i dhanë 26-vjeçarit që falsifikoi të gjitha dokumentat, i dhatë 20 milionë euro.

Edi Rama: Kompanitë offshore janë bërë për t’u fshehur thua, dhe unë s’kam nga ta di që ju jeni atje, por meqë janë bërë për t’u fshehur janë të gjithë atje? Se kështu i bie. Ti më thua mua kriminel, se një kryeministër që është i fshehur offshore është kriminel. Del ai avokati i avoketërve që ta bën të bardhën të zezë, të zezën të bardhë sipas kërkesës. Dashke prova ti thotë, kemi ardhur në një civilizim barbar që unë mund t’i them çdo gjë avokatit, që merr para në të zezë, dhe pastaj t’i them dashke prova. Ore jeni në vete ju? Ti më thua mua u kape në Delaware? Si jam kapur unë atje? Kompania jo vetëm që s’ka marrë asnjë lekë. Por i ka lënë të tëra paratë që vuri garanci se ia ka marrë buxheti i shtetit, humbi edhe gjyqin për garancinë. Mund të kesh eksperiencë në kërkime ndërkombëtare nga Balli Kombëtar, nuk e di. Por si ju shkon në mendje të thoni. Ku jemi këtu se u bë për të thirrur urgjencën këtu. Shko dhe bëj ndonjë skaner se s’ka mundësi. Ose bën vetë. Unë s’e kam bërë kurrë viktimën. Por ti nuk më tregon dot mua as se ku shkollohen fëmijët e mi, as se ku është e çfarë bën familja ime. Jeni bërë fare, flisni përçartë. Për gjërat që fole ka një provë shumë të madhe. Ka një sistem drejtësie që po bën punën e vet detaj më detaj më detaj.

Zjarr Tv Ad