EMRI/ U përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, ndërron jetë 17-vjeçari

0
331
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka ndërruar jetë 17-vjeçari që u përplas mbrëmjen e djeshme në Llogara nga ish-kryetari i Bashkisë së Himarës Vasil Bollano.

Bollano ishte duke drejtuar automjetin tip “Benz”, kur përplasi shtetasin Elio Hamiti, 17 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

17 vjeçari mbrëmë ishte në gjendje kome për shkak të goditjes që mori, ndërsa mëngjesin e sotmëm ka mbyllur syt përgjithmonë.

Ish-kryebashkiaku u shoqërua pas aksidentit në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin” njoftimi i policisë për aksidentitn.

Zjarr Tv Ad