Bardhi: Rama ka tentuar të joshë, shantazhojë përmes …

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi akuzon maxhorancën se ka tentuar të joshë dhe më pas të shantazhojë deputetët e opozitës që të votojnë Ardian Dvoranin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Bardhit thotë se Rama këtë gjë e ka bërë përmes “miqve të tijë oligarkë”. Akuza e Bardhit u bë shkak për përplasjen e ashpër të tij gjatë seancës së sotme parlamentare, me kryeministrin Edi Rama, pasi kreu i qeverisë i kërkoi që të mos shpifë duke ngritur akuza të pabaza.

Reagimi i Bardhit:

Shqetësimi që ngrita sot në Parlament është shumë serioz. Dhe për shkak se është i vertetë kjo solli shpërfytyrimin e Kryeministrit, i cili prej denoncimit që bëra, kaloi në një gjendje robotike, ku vetëm nxirrte fyerje teksa hapte e mbyllte shishen e ujit pavetëdijshëm.

Fakti është se oligarket e tij, dhe të fortet që ka nën hyqem, kane tentuar fillimisht të joshin, më pas të shantazhojne deputetë e deputete për të siguruar vota për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese. Kjo është shumë e rëndë. Tregon gjendjen e shtetit dhe demokracisë kur po hyjmë në vitin e 10 të qeverisjes së Ramës.

Çfarë bënte më shumë Cosa Nostra në Itali?! Ja këtë bënte. Caktonte gjykatësit e zyrtarët e lartë përmes lidhjeve politike e presionit.

Kjo është drama e ketij vendi, jo fyerjet e Ramës, apo perjashtimi im nga seanca.

Dhe, më thoni ju, si mund t’i drejtohem ndryshe, perveçse mafioz, kur ai vetë është në dijeni të plotë të këtij operacioni. Madje, bëhet nën kujdesin e posaçëm të Kryeministrit, siç ai ka qejf ti emërtojë eventet.

Zjarr Tv Ad