Mazhoranca do e zgjedhë vetë Avokatin e Popullit? Gjiknuri: Kandidatura e PD, e politizuar dhe një zgjatim i kësaj partie

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Damian Gjiknuri, numri dy i Partisë Socialiste, ka lënë të hapur mundësinë që mazhoranca ta propozojë vetë një emër për Avokatin e Popullit. Kjo, pasi në seancën e djeshme në Kuvend dështoi të zgjidhej një kandidat, ndërkohë Erinda Ballanca qëndron në detyrë edhe pse i ka përfunduar mandati.

Në një komunikim me gazetarët nga selia e PS, Sekretari i Përgjithshëm ka thënë se kandidatura e Ledio Brahos e propozuar nga grupi Alibeaj, ishte shumë e politizuar dhe do e kthente Avokatin e Popullit në një zyrë partie.

“Avokati i Popullit presupozohet figurë konsensuale dhe në të kaluarën përpjekjet kanë qenë që të gjendet një figurë e pëlqyer nga opozita por të mos kthehet më pas në zyrë partie. Nga diskutimet, u përfundua se emri në fjalë, është shumë i politizuar dhe është zgjatim i PD në gjithë aktivitetin e zyrës së Avokatit të Popullit.

Unë mendoj se mazhoranca duhet të eksplorojë për të gjetur kandidaturë që do ketë pëlqimin e opozitës shqiptare dhe kjo do të thotë se mund të ketë diskutim të dytë. Duhet të kemi një emër të përshtatshëm, emra që rezonojnë përtej partive politike”, është shprehur Damian Gjiknuri, Sekretar i Përgjithshëm i PS.

Zjarr Tv Ad