Berisha: Kur të vijmë ne në pushtet,teatri do ndërtohet siç ka qenë dhe godina e re do rrafshohet

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se do bëhet gjithçka për të penguar ndërtimin e godinës së teatrit të ri.

Java kishte një ngjarje tjetër shumë të rëndë dhe të shëmtuar. Edi Rama dhe Erion Veliaj, në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses dhe çdo parim, varrosën dosjen e teatrit.

Aktin më të shëmtuar dhe më antikombëtar që ka njohur vendi vitet e fundit. Nuk është këtu sfida ndaj një grupi ndaj Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që janë në vlerësimin tim, qytetarë më kurajozë, artistë më besnikë ndaj krijimit të tyre, profesionit të tyre, por edhe ndaj rendit kushtetues të vendit.

Akti i Ramës dhe Veliajt ishte një varrosje e kushtetutshmërisë së vendit. Në këtë kontekst, ishte një grusht për çdo qytetar shqiptar.

Unë u them atyre: se ai ndërtim nuk do pranohet kurrë dhe se përballja me regjimin do ketë një objektiv tjetër madhor, rivendosjen e Kushtetutës dhe rindërtimin e teatrit siç ka qenë në vendin ku ishte.

Të gjitha këto dëshmojnë se regjimi ka humbur çdo parim, moral dhe ligj. Revolucioni demokratik është i pashmangshëm. Është jetik për shpëtimin e Shqipërisë. Do bëhet gjithçka që ai projekt të mos ndërtohet. Por do rrafshohet. Aty do ndërtohet teatri siç ka qenë.

Kjo nuk ka diskutim.

Ai do rrafshohet, do i lëshojë rrugën teatrit siç ka qenë. Do bëhet gjithçka për ta penguar.

Zjarr Tv Ad