Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kolonjë, ku raportohet se një 32-vjeçar nga Kagjinasi, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se shtetasi Genti Isai, ka pasur shqetësime paraditen e sotme nga një dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve.
Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë. Pak orë më vonë, i riu nuk është ndjerë mirë në banesë dhe ka qenë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën. Fatkeqësisht gjatë transportimit për në spital, 32-vjeçari ka ndërruar jetë.