DETAJET/ Bastisja e qelive të shqiptarëve në Kretë dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e 2-fishtë në Athinë, çfarë i gjeti policia personit me 12 mbiemra të ndryshëm

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të tjera detaje kanë dalë nga bastisja e qelive të 13 shqiptarëve në Chania të Kretës, në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se njëra prej qelive që është bastisur ka qenë e drejtuesit të dyshuar të “mafias në burgjet shqiptare”, Klaudian Lekotsai.

Kërkimet e befasishme u bënë pak ditë pas vrasjes së dyfishtë të “Nikos” dhe “Armando” në sheshin Neo Smyrni, pasi dyshohet se mes të burgosurve që ishin objektivi i hetimeve policore është edhe porositësi i vrasjeve të dy shqiptarëve.

Klaudiani ka qenë dhjetëra herë në qendër të hetimeve të policisë për porositjet e vrasjeve dhe rastet e trafikut të drogës.

Gjithashtu sipas burimeve, bëhet me dije se gjatë kontrolleve në qelitë me pjesëmarrjen e forcave speciale EKAM dhe të një qeni, u gjetën:

Në qelinë e një shqiptari që ka të deklaruar 12 mbiemra, 15 emra dhe 9 ditëlindje të ndryshme, që variojnë nga 1969 deri 1989, u gjetën dhe sekuestruan 6 ilace zanax, një celular dhe shënime me shkrim dore me numra celularësh.

Në një qeli ku ndodheshin dy shqiptarë të tjerë u gjetën dhe sekuestruan 2 thika që ju gjetën njërit prej të burgosurve dhe lima metalike, brisqe metalike, një celular dhe një fill peshkimi. Këta dy të fundit janë 28 dhe 58-vjeç.

Zjarr Tv Ad