Edi Rama jep lajmin e trishtë: Me hidhërim të thellë ju njoftoi vdekjen e……

0
1228
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me anë një statusi në rrjetin social Kryeministri Edi Ram ka njoftuar vdejken e mjekut të njohur. Kryeministri Rama i shpreh ngushëllime familjes Ohri për ndarjen nga jeta të njeriu të tyre të dashur.

Kryeministri Edi Rama ka bërë homazhe në nder të prof. Ilir Ohrit.
Statusi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

Rama shkruan se për të ishte një privilegj që pati mundësinë ta njoh dhe të bisedoj me të.
“Ilir Ohri ishte më i miri nga ne, thonë njëzëri kolegët e tij. Sot profesori i shumërespektuar, u nis për në banesën e fundit. Ishte një privilegj që pata mundësinë ta njoh dhe të bisedoj me të.

Ngushëllime familjes, kolegëve, mjekëve e studentëve që humbën sot një mik dhe një pikë referimi në botën e mjekësisë shqiptare”shkruan Rama.

Prof. Ilir Ohri udhëhoqi për shumë vite me përkushtim, aftësi të lartë profesionale dhe sukses, Shërbimin e Anesteziologjisë dhe Reanimacionit në vendin tonë. Në karrierën e tij prej dekadash ai i asistoi me humanizëm dhe aftësi profesionale mijëra të sëmurve, u dha mësim mijëra studentëve dhe kualifikoi qindra mjek në fushën e tij.

Mjeku i shquar Ilir Ohri është ndarë nga jeta këtë të enjte. Ohri është një prej figurave më të shquara të shërbimit të anestezi-reanimacionit dhe tё mjekësisë shqiptare.
Ai ka dhënë prej më shumë se 40 vitesh një kontribut të veçantë dhe të jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij shërbimi në vendin tonë. Ohri ishte një nga themeluesit e shërbimit modern të anestezi-reanimacionit dhe drejtues i tij prej 30 vitesh.

Prof. Ilir Ohri ka lënë gjurmën e tij në ngritjen, funksionimin dhe perfeksionimin e të gjitha njësive të reanimacionit në Tiranë e në mbarë vendin. Ai bën pjesë në bërthamën e shkëlqyer të mjekëve, që themeluan Shkollën e Anestezi-Reanimacionit që në gjysmën e parë të viteve ’80.

Ai i ka ndarë pa kursim dijet e tij të gjera ndër vite, me qindra mjekë anestezistë, të cilët i janë mirënjohës dhe janë krenarë, që kanë qenë nxënës të tij.

Një nga kulmet e veprimtarisë së Prof. Ohrit në fushën akademike është edhe krijimi i Shkollës së Anestezi-Reanimacionit në Republikën e Kosovës dhe përgatitja e një plejade specialistësh të fushës atje. Gjithashtu, ai ka udhëhequr mjaft doktoratura në Universitetin e Prishtinës.

Veprimtaria shkencore e Prof. Ohrit është e gjerë, cilësore dhe e larmishme. Ajo pasqyrohet jo vetëm në aplikimin klinik të të rejave bashkëkohore të fushës, por edhe në artikujt e referimet e shumtë në shtypin shkencor kombëtar e ndërkombëtar.

Ai ishte një nga themeluesit e Shoqatës së Anestezi-Reanimacionit dhe një nga drejtuesit aktivë të saj. Gjatë gjithë jetës profesionale Prof. Ilir Ohri është karakterizuar nga puna e pakursyer në shërbim të të sëmurëve më të rëndë, nga ndershmëria e lartë, nga profesionalizmi i rrallё, nga integriteti solid dhe nga personaliteti i palëkundur.

Zjarr Tv Ad