Ministrja e thotë pa doreza/ “Belinda Balluku është ‘tigri’ në politikën shqiptare”

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, iu është përgjigjur pyetjeve shumë pikante nga moderatorja Orinda Huta, gjatë një emisioni kushtuar Krishtlindjeve.

Ministrja nuk ka nguruar aspak të zbulojë emrin se kush është tigri në politikën shqiptare, ku ka përmendur emrin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Orinda Huta: Kush është për ty në politikë tigri?

Bora Muzhaqi: Unë si natyrë jam feministe, kështu që për mua tigri në politikë është Belinda.

Orinda Huta: Kush është lepuri?

Eraldo Rexho: Thuaj nga opozita se atyre si ngelet hatri.

Bora Muzhaqi: Përgjigja për lepurin në politikë është Gjekmarkaj.

Orinda HutaOk, hiena?

Bora Muzhaqi: U bë e vështirë. Hiena kam përshtypjen që do i ngelet hatri personave që kështu…

Orinda Huta: Po luani atëherë, ma thuaj Luanin.

Eraldo Rexho: Mbreti i kafshëve, ti e di kush është mbreti.

Bora Muzhaqi: Ju e dini që përgjigjia bëhet klishe, kështu që nuk mund të themi përgjigjen tipike që pritej.

Orinda Huta: Zgjidh një grua prapë, Bora.

Bora Muzhaqi: Luani, Elisa Spiropali. /tvklan.al

Zjarr Tv Ad