PD dhe PL ia “shitën” Himarën kreut të OMONIA-s/ Artan Hoxha nuk përmbahet më “Koha është e maskarenjve”…

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e kreut të OMONIA-s, Fredi Bejleri. Ky i fundit ka pranuar publikuar se PD dhe Partia e Lirisë, ia kanë lënë atij Himarën për të kandiduar si kryebashkiak në zgjedhjet e 14 Majit.

Sipas gazetarit Hoxha, tashmë kuptophet pse kryeministri grek vizitoi së fundmi Himarën. “Fredi Bejleri, mbrëmë në “Çim Peka Live”:
“Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, na kanë lënë 3 zona të lira për zgjedhjet lokale, Himarën, Finiqin dhe Dropullin.

Në Himarë as PD dhe as Partia e Lirisë nuk do kenë kandidat. Jemi marrë vesh që kandidati i vetem i opozitës, do jem une”….
Tani, çdo gjë eshte e qartë si kristali.
Pse kryeministri grek Qirjakos Micotaqi shkoi në Himarë.

Pse Micatoqin, e priti te dera e helikopterit të ushtrisë greke ne stadiumin e Himarës, Fredi Bejleri.
Pse Micotaqi, i foli mbi një tribunë të improvizuar para turmës me flamuj grekë te dera e zyrave të OMONIA-s, në Himare, në krah të Fredi Bejlerit…

Pikërisht këto fakte kisha parasysh, kur të enjten në emisionin Opinion thashë, se pasojat e vizitës së kryeministrit grek në Himarë, do t’i shikojmë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Koha është e maskarenjve, Shqipëria është e shqiptarëve…”, shkruan Hoxha në rrjete sociale.

Zjarr Tv Ad