“Politikan i shkëlqyer dhe mik i Shqipërisë”- Vasili mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Franko Frattinit: Dha mbështetje të paçmuar për liberalizimin e vizave

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të politikanit italian Franko Frattini.

Përmes një postimi në facebook Vasili shkruan se Frattini ka qenë një mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ai shton se ish-Zv. President i Komisionit Europian, dha një mbështetje të pa çmuar për liberalizimin e vizave dhe për avancimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

POSTIMI I PLOTË:

Ndahet nga jeta Franko Frattini nje mik i madh i Shqiperise.

Nje vdekje krejtesisht e parakohshme e nje politikani te shkelqyer, profesionisti te nivelit shume te larte dhe te nje njeriu me integritet moral shembullor.

Frattini beri gjithshka dhe nja mbeshtetje te vyer te paçmuar per liberalizimin e vizave te Shqiperise, per integrimin europian te vendit tone si dhe nje kontribut te spikatur per forcimin e maredhenieve mes Italise dhe Shqiperise.

Sherbeu si Minister i Jashtem, si ZvPresident i Komisionit Europian, si Komisar per Drejtesine, Sigurine dhe Lirine ne Komisionin Europian dhe se fundi si President i Keshillit te Shtetit te Italise.

Shqiperia humbi nje mik e mbeshtetes te rralle.

Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te dashur.

Zjarr Tv Ad