Bora Muzhaqi: Rama ka zgjedhur Belindën, por unë preferoj Elisën

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka qenë e ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, ku i është përgjigjur edhe disa pyetjeve politike.

Një ndër pyetjet ka qenë edhe se kush mendon ajo se është tigri në politikë. Sipas Borës, tigri në politikë është Belinda Balluku. “Unë si natyrë jam feministe, kështu që për mua tigri në politikë është Belinda”, është përgjigjur Bora.

Kur është pyetur se kush mendon ajo se është luani në politikë, Bora ishte gati duke thënë emrin e kryeministrit “Ju e dini që përgjigjia bëhet klishe, kështu që nuk mund të themi përgjigjen tipike që pritej”.

Ndërsa i është kërkuar të zgjedhë sërish një grua, Bora ka zgjedhur emrin e Elisa Spiropalit. Ka të ngjarë që Belinda nuk e pëlqen dhe aq performancën e Borës, dhe kjo e fundit do të “marrë hak” në mënyrën e saj, si e re që është. Por jo vetëm e re. Bora dallon edhe për inteligjencën, ose thënë ndryshe ministrja e memeve të qeverisë Rama, që po e shijon vitin e fundit, si Liza në botën e çudirave./ dritare.net

Zjarr Tv Ad