Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë: Rama dhe Berisha kanë bërë marrveshje bashkë për…..

0
499
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se gjykata do të vendosë që grupi i Sali Berishës të ketë vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se kryeministrit Edi Rama, i intereson që si rival politik të ketë pikërisht Berishën, duke i premtuar atij dhënien e partisë, mos prekje të tij dhe duke marrë në këmbim një tjetër mandat në krye të qeverisë.

Sipas tij, shtyrja e procesit disa herë, nga ardhur nga avokati i Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, çka tregon se vendimi nuk do të jetë në favor të tyre.

“Çështja është shtyrë 4 herë nga avokati i Lulzim Bashës. Pse është shtyrë nga avokati i Lulzim Bashës, sepse janë në dijeni dhe në informacion që gjykata do ta japë pro Sali Berishës.

Grupi i Alibeajt dhe Lulzim Bashës i thonë avokatit shty procesin që të fitojmë kohë. Unë e prezumoj si fakt, nëse Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj do e kishin të sigurtë fitoren nga Edi Rama, do e lejonin avokatin e vet që të mbyllej procesi.

Preteksti i shtyrjes vjen nga krahu i Alibeajt dhe i Lulzim Bashës, që nënkupton që gjykata e ka ndarë mendjen që t’i japë Berishës vulën dhe logon.

Ky është një fakt profesional që unë për herë të parë ia tregoj publikut dhe koha do të provojë që vendimi i gjykatës do të shprehet pro grupit të Sali Berishës, sepse Edi Ramës i intereson një Berishë rival politik. “, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad