Dyndje në portin e Durrësit, shqiptarët zgjedhin të festojnë pranë familjeve

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në këtë periudhë të vitit shifrat nga porti i Durrësit janë më të larta se gjatë sezonit veror.

Bernard Reso, administrator i trageteve në portin më të madh në vend, thotë se, jo vetëm gjatë fundjavës, por edhe në ditë pune përpunohen me mijëra pasagjerë dhe qindra automjete.

“Të tre kompanitë bashkë mund të kemi sjellë mbi 2000 e ca pasagjerë dhe mbi 600 autovetura, që sot është e premte, është ditë pune normalisht. Nesër rritja mund të jetë me kapacitet të plotë. Mund të jenë mbi 4000 pasagjerë dhe mbi 1000 e ca autovetura. Sa më shumë i afrohemi fundjavës, aq më i madh është numri”, thotë Reso.

Biletat në ardhje në Durrës në datat para festave dhe ditët e para të janarit janë të gjitha të prenotuara.

Për portin e Durrësit, 2018-a mban shifrat rekord për lëvizjet në këtë periudhë të vitit, shifra që këtë fundvit janë tejkaluar me 10%.

“Ky vit, po ta krahasojmë me dy vitet paraardhëse, ka një rritje gati 10%”, shprehet Bernard Reso, administrator i trageteve.

Sipas parashikimeve të Autoritetit Portual, pritet që këtë fundvit në portin e Durrësit të vijnë minimalisht mbi 20 mijë persona me tragetet e linjave me shtetin fqinj, Italinë.ERUONEWS AlBANIA

Zjarr Tv Ad