Të paktën 38 persona kanë humbur jeten pas ngrirjes së rëndë të Arktikut që vazhdon të godasë SHBA-në dhe Kanadanë.
Zyrtarët thonë se 34 njerëz vdiqën në të gjithë SHBA, ndërsa zona më e goditur është Buffalo, në qytetin e Nju Jorkut.
Shtrirja e stuhisë së dimrit ka qenë e paprecedentë, nga Kanadaja në jug dhe deri në Rio Grande.
Parashikuesit thonë se stuhia do të lehtësohet në ditët në vijim, por këshilla mbetet për të shmangur udhëtimet nëse nuk është thelbësore.
Stuhia ka bërë kërdi për ditë të tëra, por energjia është rivendosur në mënyrë të qëndrueshme pas ndërprerjeve të mëparshme.
Më pak se 200,000 klientë ishin pa energji elektrike që nga e diela pasdite, raporton Associated Press.
Mijëra fluturime janë anuluar, duke penguar shumë njerëz të arrijnë familjet e tyre në Krishtlindje.
Më shumë se 55 milionë amerikanë mbetën nën alarmin e të ftohtit dhe të erës të dielën.