Manjani: Jam në detyrë

0
920
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me anë te një statusi në Facebook, ministri i Drejtësitë, Ylli Manjani ka përgënjeshtruar lajmin e dalë nga disa portale se ai është larguar nga posti i tij.

Manjani sqaron se lajmi i rremë lidhet anulimin e një konference për shtyp, të cilën ai shton se e ka anuluar për arsye thjesht shëndetësore.

Në reagimin e tij Manjani thekson se as nuk ka dhënë dorëheqje, e as nuk është shkarkuar nga posti i tij si ministër i Drejtësisë.

Statusi i plotë i ministrit Manjani:
“Miq e të njohur më informuan këtë mbrëmje të diele, që portalet kanë shkruar mbi dorëheqjen e më pas shkarkimin tim nga Qeveria. Këto lajme lidhen edhe me anulimin e një konference për shtyp timen.

Dëshiroj tu informoj se:

1. Nuk kam dhënë dorheqje nga detyra! Smë ka shkuar ndërmend një gjë e tillë!

2. Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që të jem shkarkuar!

3. Konferencën për shtyp e kisha thirrur për të anoncuar paketën e ndryshimeve në legjislacionin Penal pas dakortësimeve që kam marrë nga kolegët e mi ministra dhe aktorë të tjerë të interesuar!

E anulova këtë gjë për arsye thjesht shëndetësore!

Natën e mirë!”

Zjarr Tv Ad