Analisti Fatos Lubonja ka komentuar aksionin e policisë një ditë më parë në shtëpinë e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ku gjet edhe një arsenal armësh në oborrin e banesës.
Sipas Lubonjës, policia është e implikuar në të gjithë çështjen e zhdukjes së Martinajt, duke iu referuar këtu edhe përfshirjen e ish-efektivit të operacionales, Jeton Lami me “kumbarin” e lojrave të fatit.
Në një intervistë për News24, Lubonja thotë se fakti që policia është e implikuar, shton më shumë mundësinë për kompromentimin e provave dhe fshehjen e tyre.
Lubonja: Këtu jemi në hipotezë, thuhet se nuk është vrarë. Mund të jetë inskenuar dhe mund të ketë bashkëpunim me familjen. Ne jemi mes versioneve, e kanë vrarë ose e kanë zhdukur rivalët e tij.
Apo është gjallë dhe ka marrë një veprim për t’u mbrojtur pasi i zhdukën disa nga bashkëpunëtorët e tij kryesorë. Këtu jemi në një lojë hamendjesh, ku nëse do zgjidhja, do thoja më shumë gjasë ka se ky të jetë vrarë.
Problemi është pse policia nuk e vërteton vrasjen? Është trupi thonë. Por dhe trupat zhduken. Si e gjykoj këtë aksion? A morën ndonjë të dhënë nëse është gjallë apo i fshehur?
Pyetje: A është një aksion i vonuar?
Lubonja: Që janë të implikuar, këto nuk diskutohen. Se kush janë, nuk dihet akoma. A ka implikim të policisë së shtetit për të zhdukur bandat rivale. Këto duhen hetuar. Këto notojnë në turbullirë,.
Kjo për shkak se policia ka qenë pjesë e bandave. Nëse kanë qenë me Ervis Martinajn, atëherë ka policë edhe me bandat e tjera. Nuk ka transparencë. Provat i kanë ata që duhet t’i gjejnë provat, s’duan t’i japin.
Do dalin një ditë provat. Por do dalin atëherë kur një pjesë do e kenë kaluar lumin. Ai mund të jetë edhe gjallë dhe mund të kishte përgatitur një aksion ndaj rivalëve të tij. Intuita më çon dhe tek presioni ndaj familjarëve të tij.
Pas deklaratës së kryeministrit. Këtu jemi në një vend siç jemi. Prandaj ndodhin këto. Është e çuditshme se si mund të rrethohet një shtëpi ashtu. Duket si kështjella e një grupi kriminal dhe shteti nuk ndërhyn.
Nuk ka të arrestuar, por duhet një sqarim. Familjarët mund të thonë që nuk e dimë se ishin aty. Kjo duhej të ishte bërë më herët. Kjo polici e jona është fajtorja kryesore për rrugën që kanë marrë këta persona.