Mediat gjermane: Moska po nxit konfliktin në Kosovë/ Andi Bushati ‘thumbon’ Ramën për heshtjen

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata e tensionuar në veri të Kosovës dhe mobilizimi i ushtrisë serbe në shkallën më të lartë po alarmojnë mediat evropiane.

Gazeta e rëndësishme gjermane, Sueddeutsche Zeitung shkruan se këto konflikte po nxiten nga Rusia.

“Është e mundur që Moska po e nxit konfliktin. Rusia është një aleate e Serbisë, ndaj edhe një zëdhënës i Kremlinit, edhe një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, mbështetën Beogradin. Një parlamentar serb nga partia e Vuçiçit madje tha se Serbia së shpejti do të detyrohet të fillojë ‘denazifikimin e Ballkanit’- duke tingëlluar si Putini që po e përdor këtë gënjeshtër propagandistike për të justifikuar agresionin e tij kundër Ukrainës për gjoja fashistët që sundojnë në Kiev,” shkruan gazeta.

Por pikërisht në këtë situatë, kryeministri shqiptar, Edi Rama po hesht.

“Është shumë e vështirë t’i justifikosh ata politikanë që flasin përditë për rublat ruse, Kremlinin, Putinin, që kanë kapur opozitën shqiptare, por nuk belbëzojnë dot asnjë fjalë për dorën e dukshme të këtij trekëndëshi në veri të Kosovës,” shkruan analisti Andi Bushati.

Zjarr Tv Ad