Specialisti i qarkullimit: Celulari në timon shkaktar kryesor i aksidenteve, shoferët nuk qëndrojnë dot pa e përdorur

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përdorimi i celularit në timon është një ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve, thotë specialisti i rrugores Gerhard Baka. Sipas tij, celulari sjell humbje të vëmendjes gjatë drejtimit të mjetit e për pasojë aksident me dëme materiale apo dhe në njerëz.

I ftuar në Ora News, Baka është shprehur se kjo shkelje jo vetëm që nuk ka përmirësim, por situata është përkeqësuar dhe më shumë.

“Ka disa shkelje për të cilat akoma nuk ndjehet përmirësim, por ka përkeqësim. Përdorimi i aparatit celulat gjatë drejtimit të mjetit ngelet një fenomen shqetësues. Është një fenomen i cili është goditur masivisht si kundravajtje. Sërish shohim drejtues mjetesh të cilët nuk e shmangin dot përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

Në shumicën e aksidenteve krahas përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, një nga shkaktarët kryesor të ndodhjes së aksidenteve është përdorimi i aparatit celular. Humbja e vëmendjes gjatë drejtimit të mjetit sjell pasoja qoftë në dëme material qoftë në njerëz”, është shprehur Gerhard Baka, specialist i qarkullimit urban.

Zjarr Tv Ad