Braçe reagon për vdekjen e PELE: U ngjit lart përgjithmonë, tani do luajë me Maradonën

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i pikëlluar ka reaguar për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollist, Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pele.

Krah fotove të futbollistit brazilian, Braçe shkruan se ai ndonëse mbylli sytë përgjithmonë do vijojë të mbetet legjenda e futbollit, i cili çoi kupën e artë në getot ku luhet futbolli më i bukur.

“PELÉ, MBRETI ME GRUSHT!

U NGJIT LART PERGJITHMONE,

TANI DO LUAJ ME MARDONEN E CRUYFF!

LEGJENDA DO MBETET PER NE;

KAMPIONI I TREFISHTE I BOTES QE COI KUPEN E ARTE NE GETOT KU LUHET FUTBOLLI ME I BUKUR NE BOTE!”, shkruan Braçe.

Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pele, u nda nga jeta mbrëmjen e kësaj të enjte.

Legjenda e futbollit brazilian dhe më i miri i historisë së futbollit, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 82 vjeçare pas një kalvari të gjatë vujtjesh me sëmundjen e rëndë.

Zjarr Tv Ad