Urdhri i presidentit Donald Trump, për të ndaluar hyrjen në SHBA të shtetasve nga 7 vende me shumicë myslimane për 90 ditë është pezulluar përkohësisht. Një gjykate amerikane, pas padisë së bërë nga Unioni i Lirive Civile, ka vendosur të pezullojë përkohësisht deportimin e refugjatëve me viza apo të bllokuar në aeroporte. Por, vendimi i kësaj gjykate edhe pse nuk ka të bëjë me kushtetutshmërinë e urdhrit ekzekutiv të Trumpit, nuk qartëson se çfarë do të ndodhë me pasagjerët e bllokuar nëpër aeroporte.
Një gjykatë amerikane ka vendosur që të pezullojë përkohësisht deportimin e refugjatëve me viza apo të bllokuar në aeroporte pas urdhrit të presidentit Donald Trump. Vendimi emergjent është marrë nga një gjykatës federal në Brooklyn, Nju Jork dhe parandalon largimin nga SHBA të njerëzve me aplikime të aprovuara refugjatësh, me viza të vlefshme dhe “individëve të tjerë që janë të autorizuar ligjërisht të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”.
Megjithatë, vendimi i kësaj gjykate edhe pse nuk ka të bëjë me kushtetutshmërinë e urdhrit ekzekutiv të Trumpit, nuk qartëson se çfarë do të ndodhë me pasagjerët e bllokuar nëpër aeroporte, prej së shtunës. Edhe Unioni amerikan i Lirive Civile që dorëzoi padinë në gjykatë kundër urdhrit të nënshkruar të premten, e cilësoi vendimin e pengimit të përkohshëm të deprtimit të refugjatëve si të suksesshëm, ndërsa u zotuan se do ta luftojnë për të drejtat e njeriut.
Presidenti Trump vendosi të pezullojë programin amerikan për refugjatët, ndërsa urdhëroi gjithashtu një ndalim 90-ditor të hyrjes së shtetasve nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni. Edhe shtetasit që mund të kenë qenë në fluturim e sipër, janë prangosur me të shkelur në tokën amerikane, edhe pse kanë pasur viza të vlefshme apo leje të tjera emigrimi.