Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
E teksa ka trokitur dhe viti i ri i 2023, në vend janë shënuar dhe incidentet e para.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka njoftuar se janë lënduar mbrëmjen e sotme 12 persona nga fishekzjarrët, ndërsa 4 prej tyre kanë përfunduar në spital.
“Situata e rendit dhe sigurisë publike në Tiranë, është në parametra normal, 12 persona të dëmtuar nga fishekzjarrët, 4 persona janë në spital. Shërbimet e policisë do të jenë në shesh, policia rrugore ka marrë masa për të mos lejuar që të krijohet trafik i rënduar”, tha Vocaj në një njoftim për mediat.