Një ditë pas shkarkimit të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, kreu i LSI, Ilir Meta ka dalë në një bashkëbisedim me gazetarët.
I pyetur në lidhje me akuzat e rënda që bëri Manjani ndaj qeverisë dhe kryeministrit, Meta tha se e pranoi kërkesën e Ramës për largimin e Manjanit, jo si një dorëzim.
Në mënyrë të dukshme, Meta është distancuar nga akuzat e bëra një ditë më parë nga Ylli Manjani, duke theksuar se qëndrimi i LSI, është që cdo provë apo fakt të paraqitet me denoncim pranë institucioneve dhe të hetohet.
Në të kundërt, sipas Metës, përgjegjësia e secilit është personale
“Kur Rama dhe Berisha u bashkuan për të bërë ndryshime kushtetuese synonin të asgjesonin LSI-në. Në atë kohë Ilir Meta nuk u dorëzua por pas 2009 u bë faktor stabiliteti në vend”, theksoi kreu i LSI.
Meta përmendi se pas atij momenti LSI hyri e detyruar në koalicion me PD duke arritur liberalizimin e vizave.
“Nuk dorëzohem nga asnjë presion nga Rama e Berisha dhe sigurisht që jo as nga Basha”, theksoi Meta.
Ne lidhje me akuzat e Manjanit, Meta theksoi se ka qene dhe eshte i mendimit se akuzat dhe faktet duhet te paraqiten ne institucione e te hetohen. “Une jam per bashkepunimin mes institucioneve, jo per lufte mes tyre”, theksoi Meta.
“Ky është mesazhi institucional i LSI, kush del jashtë këtij mesazhi, ka përgjegjësinë e tij”, theksoi Meta.
Ai bëri me dije LSI ka folur mjaft për shkarkimin e Manjanit në dy deklarata ditën e djeshme.
“Unë mendoj se zoti Lefter Koka nuk ka pasur arësye që ti ngrejë disa probleme që ka ngritur. Por unë e di se ai ika ngritur në mënyrë institucionale para se ta bënte këtë publikisht”, tha Meta.
“Në lidhje me pyetjen se përse LSI qëndron ende në koalicion me PS, unë ju them se probleme ka edhe brenda LSI-së. Nuk dua t`ju lodh kokën me problemet me deputetin Përparim Spahiu.
Cështja e koalicionit me PS buron nga detyrimi ynë për koalicion parazgjedhor dhe nga votat që kemi marrë në 2013 për të bashkëqeverisur. Ne i kemi qëndruar marrëveshjes së bërë në atë kohë.
Kur përfaqësuesit e LSI nuk kanë qëndruar në mesazhin e asaj marrëveshje, LSI ka reflektuar”, tha Meta.
“Nëse në 2009, PD do kishte 71 mandate, LSI nuk do bënte koalicion me ta. Nëse PS dhe Rama marrin tani 71 mandate, ne dalim në opozitë. Edhe nëse kjo ndodh në të ardhmen, ne dalim në opozitë dhe nuk bëhemi shtojcë e asnjë mazhorance”, theksoi Meta.
“LSI nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë shtojcë e asnjë partie apo mazhorance që arrin 71 deputetë në Kuvend” përsëriti Meta.
Ai tha se nuk mundet që për një debat të caktuar të ccojë vendin në një vakum pushteti që mund të cënojë stabilitetin dhe ecurinë e reformave.
Nëse dikush merr përsipër ta bëjë këtë, ne jemi gati të dalim në opozitë”, theksoi Meta. Ai tha se ka qenë tek presidenti ditën e djeshme sepse ka një komunikim shumë të mirë me të.
“Jo vetëm kaq por kur u hoq me ligj fotoja e tij nga zyrat shtetërore, unë e kam vendosur në zyrë foton e tij”, bëri me dije Meta.
“Duhet të fillojë puna mes policisë, SHISH dhe agjencive ligjzbatuese që të parandalohet mbjelljen e kanabisit në sezonin e ardhshëm.
Nuk duam të shohim më policë duke korrur kanabis se kjo nuk është puna e policisë. Të parandalohet futja e farës së kanabisit, shteti duhet të japë një mesazh të qartë tani aq më tepër që po afrojnë zgjedhjet”, tha Meta.
Ai bëri me dije se edhe prokuroria duhet të ccojë para drejtësisë kultivuesit dhe ata që sjellin farën e kanabisit.
I pyetur në lidhje me qëndrimin ndaj policisë, Meta theksoi se policinë e ka mbeshtetur edhe kur banditët e kanë sulmuar me armë.
Ashtu sic e mbështes, them se cdokush që është brenda policisë dhe që nuk e meriton uniformën, duhet të ndëshkohet sic e meriton.
Në lidhje me cështjen e Klement Balilit, Meta tha:
Besoj e keni ndjekur shqetësimin e ambasadorit amerikan për mos arrestimin e tij. Ambasadori bëri pikepyetje për institucionet shqiptare në lidhje me mos kapjen e këtij personi.
Po kështu gjatë vizitës time në SHBA, në një takim të vecantë u prita nga zv.sekretari i DASH për luftën ndaj drogës, dhe patëm një bisedë të shkëlqyer.
Vec fjalëve të mira që mora prej tij, në lidhje me reformën në drejtësi, më tha të vetmin shqetësim konkret nga SHBA dhe më kërkoi të tërheq vëmendjen e institucioneve pr mos arrestimin e Klement Balilit si shqetësimmes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar.
Për këtë i kërkova presidentit mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar këtë cështje të mprehtë.
Nëse dikush mendon se kjo nuk është cështje e tillë, mendoj se nuk e ka drejtë. E kam gjykuar këtë mbledhje si rrugën më të drejtë jo për të bërë gjyq ndaj askujt por për të kuptuar përgjegjshmërinë e instituicioneve në bashkëpunim mes tyre”, tha Meta.