Del Foto ky është 31-vjeçari që u vra mëngjesin e sotëm në Prizren nga “Kobra”

0
2014
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Personi që hidhni në foto është 31-vjeçari, Visart Cengu, i cili u vra mëngjesin e sotëm nga pronari i lokalit “Kobra City”, në Prizren, Dibran Hoxhaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ku Hoxhaj, pronari i lokalit “Kobra City” në Prizren, qëlloi me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Viktima Visar Cengu, së bashku me të plagosurin, Rufgen Shehu dhe shokun e tyre Arben Basha janë konfliktuar fizikisht me Dibran Hoxhën.

Më pas sherri ka agravuar në përdorimin e armëve. Teksa tre kuksianët po largoheshin me makinë janë qëlluar me arme. Plumbat kanë prekur dy prej tyre dhe më pas ata janë nisur drejt spitalit të Kukësit, por Cengu fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.

27-vjeçari, pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e spitalit të Kukësit është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Dibran Hoxhaj i cili është vënë në prangat e policisë, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe vrasje.

Zjarr Tv Ad