“Kushtetuesja” pranon padinë e PD-së kundër bordeve të çmimeve, kur do të zhvillohet “beteja” e parë gjykatë

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim padinë e opozitës që kërkon shkrirjen e strukturës, të ashtuquajtur ‘bordi i transparencës’, e cila vendos çmimet e produkteve ushqimore.

Sipas burimeve për TCH, “Kushtetuesja” ka caktuar 31 janarin si ditën kur do të zhvillohet beteja e parë ligjore e demokratëve jo vetëm kundër qeverisë, por edhe Autoritetit të Konkurrencës.

Të ashtuquajtura borde të Transparencës tashmë do të duhet të kalojnë në filtrin Kushtetues.

Kujtojmë se Bordet e Transparencës u ngritën nga qeveria në mars të vitit 2022 me qëllim zbutjen e krizës se çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë.

Nga ana tjetër opozita tha se këto struktura shërbyen për të legjitimuar interesat e bizneseve të caktuara në mungesë të transparencës nga ana e qeverisë dhe jo për të ndihmuar shqiptarët.

Kujtojmë se ditën e sotme Gjykata Kushtetuese pranoi edhe padinë e PD-së për “Butrintin”.

Zjarr Tv Ad