Vala e emigrantëve ilegalë drejt Britaisë së Madhe nuk ka të ndalur edhe pas masave të ashpra dhe të padëgjuara ndonjëherë që qeveria britanike vendosi në marrëveshje me atë shqiptare.
Varka e parë për këtë vit ka mbërritur në brigjet e Doverit me rreth 44 emigrantë, kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur.
Dy varka të tjera me rreth 80 emigrantë hasën në vështirësi për shkak të motit të keq, dhe u kthyen në brigjet e Kalais-it në Francë, falë ndihmës së policisë kufitare.
Viti i kaluar shënoi rekord në numrin e emigrantëve të paligjshëm që hynë në Britani me varka përmes Kanalit, plot 45,756, apo rreth 60% më shumë se viti i mëparshëm.
Më shumë se 15,000 emigrantë që hynë në ilegalisht në Britani ishin shqiptarë. Megjithatë numrat e saktë për vitin e kaluar nuk janë bërë ende publikë. Britani mori plot 52,500 kërkesa për azil, numri më i lartë në dy dekadat e fundit.