Thante pastërma në tarracë për në restorant, policia italiane sekuestron mishin, procedon pronarin

0
227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person i cili thante mishin në një tarracë dhe më pas ua servirte klientëve është proceduar nga policia italiane pasi kjo eshte në kundërshtim me standardet shëndetësore dhe higjienike.

Sekuestrimi erdhi si pjesë e kontrolleve të përgatitura nga agjentët e rrethit IV San Basilio, me bashkëpunimin e zyrës së parandalimit të përgjithshëm dhe ndihmës publike, departamentit të parandalimit të krimit dhe mjekëve të departamentit të parandalimit ASL Roma 2.

Këto institucione kanë kryer një shërbim të jashtëzakonshëm administrativ, duke kryer katër postblloqe gjatë të cilave janë identifikuar 83 persona dhe janë kontrolluar 27 automjete./ORANEWS.TV

Zjarr Tv Ad