Aksidenti në “Rrugën e Arbrit”- Deputeti i PD: E paralajmëruar! I kam kërkuar Belinda Ballukut që…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku thotë se aksidenti me tre viktima sot në “Rrugën e Arbrit” është një tragjedi e paralajmëruar. Me anë të një postimi në Facebook, ai kërkon nga qeveri që të investohet më shumë në zonat e veriut, pasi siç thotë ai edhe në veri jetojnë njerëz.

Çollaku në reagimin e tij thotë se në mënyrë të vazhdueshme i ka kërkuar zv.kryeministres Belinda Balluku që përtej çdo interesi partiak, në Rrugën e Arbrit të shtohen urgjent investimet.

“Ne seancën e fundit te parlamentit ia paralajmërova zv.kryeministres këtë situate të rrezikshme në Rrugën e Arbrit. Mjerisht këto ngjarje me dhanë te drejte. Serish rrezik i shtuar ne këto akse rrugore do te jene ngricat qe duket janë ne dere”, shkruan deputeti i PD.

Reagimi i Çollakut

Aksidentet ne “Rrugen e Arbrit” ,nje tragjedi e paralajmeruar.

I kam kerkuar ne menyre te vazhdueshme zv kryeministres dhe drejtueses se PS ne Qark Diber..,pertej cdo interesi politik apo partiak..,te shtohen ne menyre urgjente investimet ne qarkun e Dibres e sidomos ne “Rrugen e Arbrit”.

Nje rruge te pambaruar,pa ndricim e parametra te tjera sigurie edhe sikur cdo kilometer te vendosen patrulla policore nuk e zgjidhin dot situaten e sigurise rrugore.

Shume mire qe shtrohen kalldremet e Beratit,te Permetit ,shume mire qe hapen rruge nga Tepelena per bregdet. Shume mire qe nga Llogaraja kalohet me tunel ne jug te bregut…,por dhe ne Qark te Dibres ,Kuksit e ne Veri te vendit jetojne njerez,duhen rruge ,ndricim.

Duhen investime shteterore ne keto zona.

Ne seancen e fundit te parlamentit ia paralajmerova zv kryeministres kete situate te rrezikshme ne Rrugen e Arbrit. Mjerisht keto ngjarje me dhane te drejte.

Serish rrezik i shtuar ne keto akse rrugore do te jene ngricat qe duket jane ne dere.

Veriu i vendit ka nevoje per investime strategjike dhe energjike.

Kjo eshte nje kerkese qe tejkalon interesat tona politike apo partiake.

Kjo ka lidhje me pergjegjesine njerezore dhe shteterore.

Zjarr Tv Ad