Kontrolli me urdhër të SPAK/ Policia zbarkon në shtëpinë e Ervis Martinajt në Surrel. Ja çfarë u gjet brenda në banesë

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka zbarkuar sot (7 janar) në orët e mbrëmjes në shtëpinë e Ervis Martinaj në Surrel. Panorama mëson se në banesë janë marrë vetëm disa dokumente ndërsa raportohet se në shtëpi nuk ka pasur asnjeri.

Kontrolli në vilën e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt u bë me urdhër të SPAK, ndërsa më herët gazetari Artan Hoxha tha se forcat speciale për më shumë se dy orë mbajtën të rrethuar shtëpinë e Martinajt.

“Burime nga drejtuesit e aksionit ne Surrel, konfirmuan se, veprimet po kryhen ne kuader te hetimit te SPAK, ne lidhje me operacionin “Plumbi i arte”, i nisur pas deshmive te bashkepunetorit te drejtesise Nuredin Dumani”, shkroi gazetari Hoxha në Facebook.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit te kaluar, ku zhdukja e tij u denoncua në polici nga xhaxhai. Martinaj humbi gjurmët pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i tha se ai i kishte kërkuar të vriste Endrit Doklen, kundrejt pagesës 500 mijë euro, vrasje e cila nuk u realizua.

Zjarr Tv Ad