(EMRI) Kush është drejtoresha e kabinetit në Kryeministri që i vodhi pastruesja 530 mijë Euro

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbulohet pronësia e shtëpisë ku pastruesja Rozeta Dobi vodhi para që u sekuestruan gjatë një aksioni të Policisë së Tiranës.

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u vunë në pranga pas denoncimeve nga disa prej pronarëve të apartamenteve ku ajo kishte punuar si sanitare, dhe kishte vjedhur shuma të mëdha parash.

Dje policia i sekuestroi 120 mijë euro, ndërsa sot gjatë kontrollit në banesën e sanitares u gjetën edhe 400 mijë euro të fshehura te tubi i aspirimit.

Sipas gazetares Klodiana Lala banesa ku është kryer vjedhja ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja në fjalë ka ndodhur në datën 15 dhjetor. Banesa është në pronësi të Alda Klosit, drejtore e kabinetit në Kryeministri dhe ish-këshilltare në ministrinë e Rindërtimit.

Pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët. Ndërsa është e paqartë se sa prej rreth 550 mijë eurove në total janë vjedhur në çdo banesë.

Në polici ata kanë pranuar se 80 mijë euro i kanë marrë në një banesë të vetme.

Zjarr Tv Ad