Një vjedhje e kryer afro 20 vite më parë në Itali, po e përndjek ish-kryebashkiakun demokrat të Mallakastrës Agron Kapllanajn.
Ai është dënuar në vitin 2004 nga një gjykatë në Firence me 2 vjet burg dhe 300 euro gjobë për këtë vepër penale, ndaj letrat e tij nuk dalin të pastra kur i nënshtrohet ligjit të dekriminalizimit.
Prokuroria e Përgjithshme i është rikthyer sërish kësaj historie, duke i dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një skaner të aktivitetit penal të ish-kryebashkiaku
Sektori i Dekriminalizimit ka bërë një verifikim të thelluar dhe komunikim me shtetin italian për këtë çështje, ku rezulton se Agron Kapllanajt dënimi i është pezulluar me kusht.
Pikërisht këtë çështje Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në 11:30 për të bërë një verifikim më të thelluar jo vetëm për Agron Kapllanajn, por edhe për Kleo Muratajn, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe që është kandidat për deputet i propozuar nga Partia Social Demokrate e Shqipërisë, qarku Tiranë”.
Prokuroria vë në lëvizje KQZ-në për Agron Kapllanajn, Celibashi futet në vorbullën e përplasjeve brenda PD-së
Nga verifikimi i kryer nga Prokuroria e Përgjithshme, Kapllanaj vijin të mbajë në kurriz dënimin me 2 vjet burg në Itali në 2004 për akuzën e vjedhjes ndërsa Kleo Murataj rezulton i dënuar nga gjykata e Tiranës në 1991 me 2 muaj riedukim për armëmbajtje pa leje.
RENDI I DITËS I MBLEDHJES SË KQZ, DATË 9 JANAR 2023
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhjen publike me këtë rend dite:
Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Agron Faslli Kapllanaj, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN”, qarku Fier”.
Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Kleo Hekuran Murataj, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Social Demokrate e Shqipërisë, qarku Tiranë”.
Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së komitetit përfaqësues të nismës ligjvënëse të zgjedhësve, për regjistrimin e nismës ligjvënëse të zgjedhësve “Për përcaktimin e minimumit jetik””.
Projektvendim “Për përcaktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës së KZAZ-së, KQV-së, Kryetarit të KQV-së dhe vulës reserve për KQV-në për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për përcaktimin e rregullave për raportimin financiar vjetor të partive politike, miratimin e formatit të standardizuar për raportimin financiar të partive politike gjatë vitit kalendarik, kontrollin, verifikimin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre, si dhe mënyrën e pagesës së audituesve ligjorë”.
Plotësim vakance në Këshillin e Bashkisë Përmet dhe në Këshillin e Bashkisë Dibër.