MINUTA E FUNDIT – Demokratët e Shkodrës drejt bashkëpunimit, me 14 maj 2023 Bardh Spahia kandidat i vetëm…

0
461
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bardh Spahia pritet të jetë kandidati i vetëm demokrat për Bashkinë e Shkodrës me 14 maj 2023. ShkodraWeb ka mësuar se ditët e fundit, Partia Demokratike por edhe grupimi “Alibeaj” në Shkodër, kanë konverguar drejt bashkëpunimit me synim fitoren e bashkisë- bastion të PD- së.

Ndërsa ka patur takime jashtë vëmendjes së mediave por edhe opinionit publik, gradualisht po arrihet në një kompromis që Bardh Spahia të jetë i vetëm si kandidat i demokratëve përballë Benet Becit, i cili pritet të zyrtarizohet.

Nga burimet që folën për ShkodraWeb, mësohet se të dy palët kanë “lëshuar” nga pozicionet e tyre, duke vendosur si prioritet përballjen në bllok për të ruajtur qeverisjen demokrate në Shkodër.

Me gjasë, lëvizjet politike të ditëve të fundit në Shkodër në krahun e majtë, kanë vepruar si katalizator që demokratët të evidentojnë vlerat që i bashkojnë përballë atyre momentale, të vogla e jo shumë të rëndësishme që i ndajnë. Grupimi “Alibeaj” pritet të mos ketë kandidat për kryetar bashkie në Shkodër me 14 maj.

Brenda disa kohëve, pritet të ketë edhe dalje publike të përfaqësuesve politikë të dy palëve për të sanksionuar mbështetjen e plotë e unanime për kandidaturën e Bardh Spahisë nga të gjithë demokratët me 14 maj 2023.

Zjarr Tv Ad