Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, e cila prej muajsh ndodhet e ndarë në dy kampe, ose siç njohen ndryshe “grupimi i Berishës” apo “grupimi i Alibeajt”.
Ai u shpreh në një intervistë në “Euronews Albania” se Berisha është ai që ka pasur gjithnjë titullin e liderit historik dhe vazhdon akoma të mbajë këtë titull brenda kësaj force politike.
Topi u shpreh se në PD që pas themelimit, hap pas hapi nuk është pranuar debati dhe në përfundim të debateve ka pasur dhe largime të elitës politike
“Në rast se ka një përgjegjës për pjesën pezhorative, çfarë po ndodh atje, pse ajo parti është varfëruar intelektualisht, kjo lidhet në mënyrë absolute, unë s’kam dilema, me hyrjen e Sali Berishës,” – deklaroi ish-presidenti.
Sipas tij ka qenë autoriteti i imponuar i Berishës, çfarë ka sjellë gjendjen aktuale në PD.