Akademiku Artan Fuga ka komentuar situatën politike, kryesisht atë që po ndodh brenda selisë blu. Me anë të një postimi në Facebook, profesor Fuga citon Rusoin, i cili theksonte se demokracia më e mirë është ajo e drejtpërdrejtë, sepse të zgjedhurit, veç të tjerash mund të çmenden.
Fuga thotë se Kushtetuta e konsideron deputetin të papërgjegjshëm, pra që nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë dhe bën. “Të gjithë mbajnë përgjegjësi në detyrë, deputeti aspak! Ka votuar vetë për të qenë i papërgjegjshëm”, shkruan Fuga.
Para nja njëzet vjetësh, më ra në dorë një tekst i Zhan Zhak Rusoit, i cili theksonte se demokracia më e mirë është ajo e drejtpërdrejtë, sepse të zgjedhurit, veç të tjerash mund të çmenden. Cfarë ndodh pyeste ai nëse deputetët ose senatorët çmenden?
Por, sot qesh sepse kuptoj që ka shumë mundësi që një, dy, ose edhe disa deputetë njëherësh, larg qoftë mund të ndodhi që edhe një numër i madh prej tyre mund të çmenden!
Ikin mo nga fiqiri, njerëz janë!
Dhe nuk ka Zot që t’u thotë: Ore zotërinj, a jeni në rregull mo nga trutë?
Vetë Kushtetuta e konsideron deputetin të papërgjegjshëm, pra që nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë, bën, si deputet!
Të gjithë mbajnë përgjegjësi në detyrë, deputeti aspak! Ka votuar vetë për të qenë i papërgjegjshëm! Sikur të mblidhen ta zemë shoferat e autobuzëve dhe të shpallin se shoferi i autobuzit nuk mban përgjegjësi për asgjë që bën kur drejton autobuzin!
Problemi është se ne nuk kemi asnjë dispozitë kushtetuese që na mbron në këtë rast: e frikshme joooooo?