Arrestimi i sekretarit të MF, reagon avokati Genc Gjokutaj dhe akuzon prokurorinë për shkelje: Arlindi, një zyrtar i pakompromentueshëm

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar për arrestimin e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arlind Gjokutaj, duke akuzuar prokurorinë për një sërë shkeljesh.

Genc Gjokutaj thotë se sekretari i MFE, Arlind Gjokutaj është një individ i respektuar dhe një zyrtar i pakompromentueshëm.

“Këtë e provon fakti se njoftimi i Prokurorisë përmban elemente penale të pavërtetë që nuk i përkasin procedurës administrative si objekt i këtij hetimi me qëllim krijimin e një opinioni të rremë dhe trysnimin e gjykatës”, shprehet avokati Genc Gjokutaj.

REAGIMI I PLOTË:

Te nderuar qytetare!

Ne lidhje me njoftimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane sa i perket kerkeses se saj per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” per shtetasin Arlind Gjokutaj me detyre Sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Financave, ne cilesine e mbrojtesve te tij ligjore bejme me dije si me poshte:

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ne shkelje flagrante te dispozitave ligjore Kushtetuese dhe te Kodit te Procedures Penale qe kane te bejne me sigurine juridike, garantimin e nje procesi te rregullt ligjor dhe te drejtat e shtetasve per moscenimin e lirise personale pa nje garanci te tille ka kerkuar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”. Kjo kerkese e Prokurorit te çeshtjes eshte bere pa e pyetur dhe pa e ballafaquar qofte edhe nje here te vetme me shtetasin ne fjale me provat qe Prokuroria mendon se perbejne akuze.

Njoftimi i Prokurorise pas caktimit te mases se sigurimit “arrest ne burg” brenda dites eshte nje praktike e paprecedente, tejet shqetesuese per standartet elementare te nje shteti te se drejtes dhe behet per protagonizem jo per drejtesi nga nje prokurori e lodhur dhe me nje reputacion skandaloz per zvarritje ceshtjesh!

Kete e provon fakti se njoftimi i Prokurorise permban elemente penale te pavertete qe nuk i perkasin procedures administrative si objekt i ketij hetimi me qellim krijimin e nje opinioni te rreme dhe trysnimin e gjykates!

Çeshtja ne fjale eshte nje proces administrativ civil qe nuk ka te beje fare me dispozitat e Kodit Penal dhe nuk behet fjale per asnje lloj korrupsioni apo abuzimi me detyren nga nje individ i respektuar si nje zyrtar i pakompromentueshem i shtetit. Ajo ne vetvete perben ekzekutimin e nje titulli ekzekutiv pa asnje lloj perfitimi material apo çdo lloj favori tjeter.

Duke qene te vetedijshem mbi proceduren e rastit konkret e cila eshte ne perputhje te plote me ligjin i bejme thirrje Medias qe ne funksion te informimit objektiv te publikut te investigoje rastin konkret dhe te mos bjere pre e njoftimeve te paverteta dhe keqperdorimit te detyres nga Prokurori i çeshtjes! Ky rast eshte kembane alarmi jo per te korruptuarit po per kedo qe ushtron detyren me korrektese dhe prokurori ne fjale nuk meriton as diplomen, jo me funksionin qe i eshte besuar.

Duke qene te gatshem per te bere gjithshka per sqarimin ne menyre objektive te çeshtjes ne fjale Ju falenderojme!

Avokatet

Genci Gjokutaj dhe Sokol Hazizaj

Zjarr Tv Ad