Deklarata e fortë e avokates Gjikondi kunddrejt pronarëve të mediave: Keni një ndërgjegje të kalbur nga epshi për para

0
2317
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristja Gjikondi ka reaguar rreth një reality show si BBV, mendon se “Luiz viktima”ne BBVip ka hyre te luaj, jo te betohet para Gjykates solemne me prokuror djalin me maniqyr, kunatin e shokut Xhemal dhe gjyqtare Zhan Dark Gixharin… se do thote te verteten dhe vetem te verteten…

Reagimi i plotë:

Reflektim… me dy rrjeshta.

Betimi i Hipokratit qe i nenshtrohet cdo mjek thote:

Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e tij dhe karteles se tij…

Por mbreme nje mjeke e shkeli ne menyre te shemtuar kete Betim…

Sepse mediat shqiptare po shqyejnë dhe po i japin nurin e tyre prej çakalli çdo profesioni..

“Luiz viktima”ne BBVip ka hyre te luaj, jo te betohet para Gjykates solemne me prokuror djalin me maniqyr, kunatin e shokut Xhemal dhe gjyqtare Zhan Dark Gixharin… se do thote te verteten dhe vetem te verteten…

Plus ky emision a si dreqin quhet eshte mbushur plot qenie mekatare, genjeshtare, injorante, delirante, maceve te ngordhura dhe tek tuk dhe imorale… ndaj keto hijena qe po shqyejnë sivellain e tyre te hajgareve le ta kujtojne ate qe thote.. Krishti… se kush eshte pa mekat… le të qëllojë gurin i pari… se po na hapin barkun me hipokrizine e tyre revolucionare.

Media shqiptare.. tashme eshte promotore e poshtrimit, linçimit dhe sjelljes me te ndyre antishqiptare dhe antihumane te mundshme..
Per sa i takon atyre panxharve qe na bejne sikur rrine vetem me liber ne dore … Giuseppe Verdin ne vesh ose me emisione lavazhi politik mediatik.. ju them… se doni s’doni kjo eshte epoka e tik tokut.. instagramit facebokut dhe big brotherit.. aty eshte populli, vota.. morali ose lincimi..
Kurse pronarve mendjengushte te ketyre mediave ju kujtoj qe jo gjithmone ajo fjala klishe… bad news are good news.. eshte efikase ne qetesimin e nje ndergjegje te kalbur nga epshi per para.. dhe vertet moral nuk ka .. por Zot po !!

Zjarr Tv Ad