Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Antonio Lekën, i cili u arrestua 2 ditë më parë teksa lëvizte me armë dhe municione luftarake. Pas arrestimit ai u tha punonjësve të Policisë, se ishte nisur për të “vrarë politikanët në Lezhë”.
Gjatë kontrollit nga efektivët, 36 vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar arsenal armësh, municion luftarak, dylbi, antiplumb, helmetë, thikë, lëndë narkotike, rroba kamuflazhi ushtarake dhe sende të tjera.
Kanë qenë familjarët e 36 vjeçarit që kanë lajmëruar policinë pasi e kanë parë duke futur armë dhe municione në fugon.