Rama porosi drejtuesve të policisë në qarqe: Të goditen zyrtarët e korruptuar, e të zbulohet misteri për Ervis Martinaj

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama mbajti një takim ditën e djeshme me drejtorët e strukturave të policisë në qarqe.

Janë zbardhur edhe porositë që kreu i qeverisë i ka lënë drejtuesve të Policisë së Shtetit. Ai ka kërkuar që të goditen zyrtarë dhe punonjës shtetëror që janë përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion e shpërdorim të detyrës.

Po ashtu kryeministri ka kërkuar zbardhejn e ngjarjeve kriminale, përfshirë dhe zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

4 kërkesat e Ranës për policinë:

Goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion e shpërdorim të detyrës.

Grupe hetimore dhe zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjeve kriminale. Përfshirë këtu edhe misterin e Ervis Martinajt.

Situata parazgjedhore. Angazhimi i policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Asnjë punonjës policie të mos përfshihet në fushata politike.

Sezoni turistik dhe vëmendje maksimale në plazhe

Zjarr Tv Ad