Qendra e masazheve në Astir/ I riu: Çoja shokët me duart e mia, paguanin 100 mijë lekë për të gjitha shërbimet. Banorët: Turp, kemi familje këtu

0
224
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ri ka treguar se në qendrën e masazheve “Eden” ku ushtrohej prostitucion tregon se ka dërguar shokët e tij që të kryejnë marrëdhënie me vajzat që punonin aty. Në një prononcim për ReportTV, ai tregon se për një masazh duhet të paguaje 40 mijë lekë, ndërsa për të gjithë ‘shërbimet’ e tjera, përfshirë dhe seksin, çmimi ishte 100 mijë lekë. Personi në fjalë thotë se aty ka parë të futen të rinj e të moshuar dhe se kjo gjë është bërë problem për të gjitha familjet që jetojne në zonën e Astirit.

“Kam dëgjuar 5-6 i kamë çuar me dorën time deri te dera. I kam hap derën dhe i kam futur brenda. Kanë paguar nga 100 mijë lekë dhe kanë thënë zgjidh çfarë të duash dhe 40 mijë masazhi. Ka gati një vit që ka qenë në funksion. Shokët e mi kanë 2-3 muaj që kanë qenë. 100 mijë lekë. Me të shkuar 10 veta bëhen 1 milion lekë në ditë. Shkonin 7-8 veta në ditë.

Kam parë deri në moshën 50 vjeç duke u futur. Mosha të reja më shumë. Më mirë një vend tamam se e di që paguar lekët dhe e di që hyn i pastër dhe del i pastër. I kontrollon shteti. Sa na i kanë hapur nga pallatet. Se kemi goca dhe fëmijë. Duke shfrytëzuar për prostitucion në pallat familjarësh. Zbret nga pallati dhe shikon njerëz duke hy në qendër masazhi që e di se për çfarë është,”- thotë ai.

“Nuk kemi dyshuar ndonjë gjë ne. Shteti duhet të marrë masa sepse nuk janë në të mirë të shoqërisë,”- tha një banor tjetër.

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar. Këtu në ‘Astir’ jam prej vitesh dhe nuk kam dëgjuar gjë. Thjesht respekt kam pasur për atë djalin. Si fytyrë e njoh. Muhabet nuk kam pasur dhe nuk di më tepër,”- tregoi një tjetër.

Qendra e masazheve “Eden” menaxhohej nga motër e vëlla, Kristiana Halili 28 vjeçe dhe Kristos Halili 23 vjeç, të cilët u vunë në pranga dy ditë më parë. Bashkë me ta u vu në pranga dhe një punonjëse 20-vjeçare, ndërsa të tjera u proceduan penalisht.

Qendra e masazheve operonte prej një viti në zonën e ‘Astirit’. Edhe në rrjete sociale, kjo qendër nuk i kishte kursyer as postime publike ku shiheshin vajzat që përpiqeshin të tërhiqnin kleintë duke reklamuar trupin e tyre./Prapaskena.com

Zjarr Tv Ad