La PL dhe iu bashkua PS, thyen heshtjen Agron Çela: Përgatit kandidimin për Bashkinë e Shkodrës?…

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Shkodrës Agron Çela ka reaguar për herë të parë pas largimit nga Partia e Lirisë dhe bashkimit me Partinë Socialiste.
Në një reagim publik ai sqaron arsyet që e bënë që t’i bashkohet PS, ndërsa ka sqaruar edhe takimin që ka zhvilluar pak ditë më parë me kryeministrin Edi Rama.

(Opinion nga gazetari) Si duket nga te gjitha cfare ka renditur dhe sqaruar, ish-deputeti i PL po pergatitet te kandidoje nen siglen e PS per bashkine e Shkodres me qellimin qe te fitoje per here te pare per PS bashkime e vetme qe nuk eshte fituar kurre nga PS.

Te nderuar qytetare te qarkut te Shkodres!
Siç jeni vene ne dijeni nga mediat, pak dite me pare unë kam marre pjese ne një takim qe organizoi Kryeministri Edi Rama, me deputet te qarkut Shkoder, ministra dhe drejtues te Fondit Shqiptar te Zhvillimit.

Ne ketë takim u fol për disa projekte te rëndësishme qe po zbatohen ne Shkodër dhe te tjera akoma  me te rëndësishme qe do te zhvillohen se shpejti, dhe qe për këto do te njiheni ne mënyrë te detajuar ne ditët e ardhshme!

Kam arritur ne përfundimin se fuqia jone e përbashkët politike dhe mbështetja jone elektorale është e një rëndësie te veçante, për ta motivuar shume me tepër mazhorancen qeverisëse qe te punoje për Shkodrën me zhvillime dhe projekte te reja!

Me lejoni qe te rendis këtu disa arritje qe i kemi bere te mundura se bashku nder vite, për te treguar se jemi faktor me peshe dhe me shume ndikim politik ne Qarkun e Shkodres. Unë i jam bashkuar LSI-se ne vitin 2012, me besimin për një angazhim ne interes publik, pavarësisht se vija nga biznesi!

Ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit te vitit 2022, ne koalicion me PD u formua “Shtëpia e Lirisë” dhe mbështetëm për kryetar te Bashkisë Shkodër kandidatin e këtij koalicioni, i cili fitoi me nje diference prej 1800 votash! E them me siguri dhe bindje te plote se luajtem rol kryesor ne arritjen e kesaj fitoreje, ku votat tona bene diferencen!

Miq, mbeshtetes te mi nder vite!
Unë ju ftoi qe fuqinë tone politike dhe elektorale te padiskutueshme, ta kanalizojmë ne mbështetje te mazhorances për projektet qe ajo ka ne drejtim te zhvillimit te Shkodres!

Ne duhet ti japim shansin PS qe ta drejtoje Bashkinë Shkodër, pas 30 viteve te drejtimit te PD-se, dhe te mos vazhdojmë me ngarkesa emocionale, qe asnjë te mire nuk i kane sjelle Shkodres! Mazhoranca qeverisëse ka përgatitur një pakete investimesh shume te rëndësishme për Shkodrën, ndaj ne duhet te bëhemi mbështetësit e këtij ndryshimi duke votuar për kandidaturën e saj e krijuar një koalicion te fuqishëm me qytetaret për te punuar për Shkodrën!

Unë ju ftoi ne ketë rrugetim, i bindur se mbështetja e juaj jo vetëm qe nuk do te me mungoje, por do te jete shume me e madhe se deri me sot!

Me Shkodrën dhe për Shkodrën, miq! Kam shume besim tek kontributi juaj dhe tek vizioni juaj, ndaj dhe iu drejtohem me sinqeritetin me te madh qe te vazhdojmë bashke ne udhëtimin e suksesshëm qe nisem nga viti 2013!
Me respekt, Miku juaj, Agron Çela
Deputet i Qarkut te Shkodres!

Zjarr Tv Ad