Mbrëmjen e djeshme kryeministri i vendit Edi Rama ka mbledhur drejtorët e qarqeve të policisë në një darkë informale. Takimi është zhvilluar zonën e ish-Bllokut në vilën 30 ku ishin prezent edhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Rendi dhe siguria, por edhe oditja e grupeve kriminale mendohet të ketë qenë tema e takimit mes tyre.
Megjithatë kohët e fundit politika dhe policia kanë pasur disa pika të nxehta që ende nuk kanë marrë zgjidhje si çështja e Ervis Martinajt, 500 mijë eurot të gjetura në banesën e pastrueses Rozeta Dobi, apo dhe arrestimi i zyrtarëve të lartë të Financave.
Nga ana tjetër, lideri demokrat Sali Berisha ka reaguar në rrjetin e tij social ku shkruan se ky takim është në shkelje të statusit të policisë dhe se kjo darkë po përdoret për qëllime elektorale.
/5pyetjet.al