Prej 6 ditësh ishte denoncuar i zhdukur, gjendet në ujërat e lumit Buna trupi i pajetë i 58-vjeçarit

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 58-vjeçar i cili prej gjashtë ditësh ishte denoncuar i zhdukur është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Sipas policisë, për këtë person kishte bërë kallëzim bashkëshortja se kishte humbur çdo kontakt që në datën 8 janar.

Ndërkohë policia sqaron se gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular.

“Më datë 14.01.2023, në ujërat e lumit Buna, shërbimet polumbare të FNSH Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që dyshohet të jetë 58-vjeçari N. N., banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër.

Për shtetasin N. N., më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të. Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular”, thote policia.

Nderkohe vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Zjarr Tv Ad