Një makinë dyshohet se ka rënë nga Ura e Mbrostarit, shoferi nuk përgjigjet në telefon

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një makinë dyshohet se ka rënë në lumin Seman në orët e para të së dielës, ndërsa policia dhe zjarrfikësja janë duke kërkuar në vendngjarje.

Dyshimet i ngritën pasi u vu re se parmakët nga njëri krah i urës së Mbrostarit ishin shkatërruar, ndërsa në vendngjarje u gjet edhe një targë.

Policia, përmes targës ka mundur të identifikojë makinën, një mjet i marrë me qira. Ndërsa personi që dyshohet se ka marrë me qira makinën nuk i përgjigjet thirrjeve në telefon.

Kjo ka ka shtuar edhe më shumë dyshimet se makina mund të ketë rënë në lumin Seman. Aktualisht pritet të mbërrijnë polumbarët për të nisur kërkimet në lumë.

Zjarr Tv Ad